Politikë

Pas protestës, Basha mbledh strukturat e PD dhe vendos datën e tubimit të radhës

Pas protestës, Basha mbledh strukturat e PD dhe vendos datën e tubimit

Pas fjalës përmbyllëse të protestës së 2 qershorit, kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur strukturat e larta politike të partisë për të vendosur rreth hapave që do të ndërmarrë opozita.

Mësohet se Basha kishte thërritur mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Kryesisë, Kryetarëve të bashkive dhe grupit parlamentar, ku u vendos se protesta tjetër do të mbahet ditën e shtunë, më datë 8 qershor, ora 19:00.

Po ashtu mësohet se Lulzim Basha do të niset sot për një udhëtim drejt Gjermanisë, ku pritet të takohet me krerët e lartë të Bundestagut gjerman dhe me faktorët e rëndësishëm politik. /Tiranapost.al/