Aktualitet

Pas prezantimit të projektit edhe Veliaj thotë dy fjalë për Teatrin e ri

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Neës 24, kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Kemi humbur shumë kohë, tani kemi 2 mundësi, ose ne i bëjmë gjërat ecim përpara, jemi avangardë siç kemi transformuar pjesë të tjera të Tiranës, ose ne vazhdojmë edhe një shekull tjetër, duke bërë të njëjtat biseda. Më vjen mirë që më në fund kemi një projekt dinjitoz, të arkitektit më të mirë sot në botë. Shumica e listojnë Bjarkin si yllin e arkitekturës moderne bashkëkohore, jo të qerpiçit, jo të tallashit, por të infrastrukturës bashkëkohore”.

[caption id="attachment_196514" align="aligncenter" width="940"] Prjekti i Teatrit[/caption]

Duke komentuar zërat kritikë, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se një histori e tillë përsëritet sa herë që fillon një projekt i ri. Duke sjellë në vëmendje rezultatet e Pazarit të Ri, këndit të lojërave e të sheshit “Skënderbej”, Veliaj theksoi se gjithmonë në fillim ka rezistencë por në fund të gjithë përqafojnë ndryshimin./ Copyright Tiranapost.al

[caption id="attachment_196515" align="aligncenter" width="940"] Prjekti i Teatrit[/caption]

[caption id="attachment_196516" align="aligncenter" width="940"] Prjekti i Teatrit[/caption]