• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Pas presidentit të Francës, Beogradin e viziton edhe komandanti më i lartë i NATO-s


    Pas presidentit të Francës, Emanuel Macronm Beogradin e ka vizituar një tjetër zyrtar. Bëhet fjalë për komandantin më të lartë të NATO-s, i cili të mërkurën u takua me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë serbë në Beograd.

    Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA, Tod Ëolters, i cili në muajin maj bëri betimin si komandanti më i lartë i forcave aleate në Evropë, një post i mbajtur gjithmonë nga një ushtarak amerikan, u prit nga gjeneral Milan Mojsiloviç, kreu i Forcave të Armatosura të Serbisë, përpara se të takohej me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Mbrojtjes Aleksandër Vulin.

    “Folëm për një gamë të gjerë temash dhe jam i lumtur të them se me punën dhe përkushtimin e madh, Serbia po nxit paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha gjeneral Ëolters në një deklaratë të përgatitur për shërbimin serbisht të Zërit të Amerikës.

    Gjenerali nuk iu përgjigj pyetjeve nëse kishte planifikuar të vizitonte Kosovën gjatë qëndrimit në rajon.

    Presidenti Vuçiç publikoi një deklaratë pas takimit me gjeneralin Ëolters, në të cilin i quante paqeruajtësit ndërkombëtarë të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR) si garantues të sigurisë për serbët që jetojnë atje.

    Vuçiç tha gjithashtu se gjenerali Ëolter ra dakord të vendoste një linjë telefonike për komunikim emergjent midis forcave serbe dhe KFOR-it, për të eliminuar me shpejtësi tensionet ose episodet e dhunës.

    Gjenerali Ëolters, në përgjigje, shprehu mbështetjen e tij ndaj përpjekjeve të Serbisë për të ruajtur stabilitetin dhe për të zhvilluar bashkëpunimin në rajon. /Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post