Showbiz

Pas nuseve, tani në sherr dy princat dhe thuhet se marrëdhëniet janë shumë keq

Pas nuseve, tani në sherr dy princat dhe thuhet se marrëdhëniet

Duket sherri mes kunatave ka marrë përmasa edhe më të mëdha duke u përfshirë edhe dy vëllezërit e familjes mbretërore. Duka dhe Dukesha e Kembrixh nuk morën pjesë në një mbledhje të Këshillit të Fondacionit Mbretëror. Sipas zërave që qarkullojnë, kjo erdhi pas një përçarje mes vëllezërve William dhe Harry.

Edhe pse Kesington Palace nxitoi të thoshte se prania e William dhe Kate nuk ishte planifikuar, nga ana tjetër vjen konfirmimi se tani mes dy çifteve mbretërore marrëdhëniet nuk janë aspak të mira.

[caption id="attachment_309258" align="aligncenter" width="1555"]Foto nga Google[/caption]

Meghan dhe Harry e kanë vendosur të  braktisin Kesington Palace për t’u zhvendosur në windsor.

U fol se arsyeja e këtij largimi ishte tensioni i krijuar mes saj dhe kunatës, Kate. Por këtë herë, The Sun sjell versionin e ri sipas të cilit sherri në të vërtetë ka ndodhur mes dy vëllezervë, Harry dhe William. Ky i fundit shihet si fajtor në sytë e vëllait pasi e paralajmëroi atë për Meghan.

[caption id="attachment_309261" align="aligncenter" width="779"]Foto nga Google [/caption]

"Harry nuk pranon kritika për bashkëshorten e tij, Meghan dhe e mbron atë nga të gjithë, ndonjëherë duke e ekzagjeruar dhe duke parë kritika edhe aty ku nuk ka. William thjeshtë donte t’i jepte disa këshilla, por ai e akuzoi se vëllai kishte dashur t’i shkatërronte marrëdhënien me Markle", u shpreh një burim pranë tyre.

*Ky post u përshtat nga www.huffingtonpost.it