Aktualitet

Pas një nate magjike, nis një mëngjes i ri me punë tek Bulevardi i Ri

Ishte vërtet një natë magjike ajo e mbrëmshmja e hapjes së pjesës së parë të Bulevardit të Ri në kryeqytet.

Mijëra qytetarë u mblodhën tek Bulevardi për të parë inaugurimin madhështor të tij. Ata mundën të shijojnë spektaklin e fishekzjarreve dhe muzikën nga Juliana Pasha, Olta Boka dhe Kejsi Tola.

Ja çfarë shkruan kryebashkiaku Veliaj, sot një ditë pas hapjes së Bulevardit të Ri, duke ju rikujtuar edhe njëherë qytetarëve që të votojnë numrin dy.

"Pas një nate magjike, nis një mëngjes i ri plot punë tek Bulevardi i Ri! Kemi dhe 3 ditë për Edi Rama dhe #ShqiperineQeDuam! Forca!"/ E.D/ Copyright Tiranapost.al