Aktualitet

Pas ministres së Kulturës, edhe atij të Jashtëm në Kosovë i hapin adresë false në Twitter: Do largojmë nëpunësit

Pas ministres së Kulturës, edhe atij të Jashtëm në

Ministres së re të Kulturës në Kosovë, Vlora Dumoshi i hapën një llogari në Twitter ku shpërndante një lajm të tmerrshëm për vdekjen e Ismail Kadaresë.

Dhe së fundmi një tjetër ministër i ri i qeverisë së Albin Kurtit, ministri i Jashtëm ka rënë pre e disa personave, apo një personi të vetëm që i ka hapur një adresë false, nga ku jep një njoftim:

Sapo nënshkrova Udhëzimin Administrativ për reduktimin e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave, sepse siç të gjithë e dimë pothuajse të gjithë të punësuarit në këto poste janë punësime të klanit pronto.

Glauk Ok

Mediat në Kosovë e publikuan lajmin fillimisht, por vetë Glauk Konjfca reagoi në Facebook ku deklaronte se nuk ka asnjë adresë në Twitter dhe se është lajm FAKE.

Nga Facebook-u, Konjufca shkruan:

Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në Twitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura. / Tiranapost.al

Konjufca1