• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Pas Michael Jackson radhën e ka Elvis Presley: Ishte pedofil


    Imazhi i yjeve të muzikës po shkatërrohet nga dita në ditë herë nga dokumentarë të ndryshëm si në rastin e Michael Jackson e herë nga libra si në rastin e Elvis Presley-t.

    Libri i ri i autorit Joel Williamson rrëfen se mbreti i Rock&Roll-it abuzonte me vajza të vogla të cilat i merrte me vete edhe gjatë turneve që bënte.

    Elvis Presley 'had 14-year-old girlfriends he would tickle, wrestle and kiss' while on tour aged 22
    Elvis dhe Priscila Presley, foto nga Google

    Edhe gruaja e tij ishte minorene kur u njohën. Kjo është e vërtetë. Ama Priscila Presley e ka rrëfyer historinë e tyre në librin “Jeta ime me Elvisin” dhe sipas saj ata nuk e konsumuan marrëdhënien e tyre derisa ajo u rrit dhe u bë madhore. Sërish sipas librit të saj, ishte zgjedhja e Elvisit të mos kryente marrëdhënie me të derisa ajo të rritej, madje të mos flinin as në të njëjtën dhomë. Kështu që se kush gënjen në këtë rast, asnjëherë nuk i dihet.

    *Ky post u përshtat nga Metro dhe është realizuar nga Fabjola Hije.