• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Lifestyle Të gjitha

    Pas Mërkurit, lajme super edhe nga Jupiteri. Të gjitha shenjat në lëvizje


    Nga 11 gushti, Jupiteri do të jetë i drejtpërdrejtë, domethënë do të fillojë të jetë përsëri aktiv, dhe nuk do të jetë më pengesë për idetë, rastësitë, fatin dhe mundësitë. Mos harroni se, ndërsa ai rifillon udhëtimin e tij, Jupiteri premton të zhbllokojë gjithçka që ju nevojitet për t’u rritur dhe ndryshuar. Por ju duhet t’i kushtoni vëmendje mjegullave të Neptunit.

    Efektet e Jupiterit direkt në shenjën tuaj të zodiakut:

    Dashi: Jupiteri ju bën të mendoni për gjëra të rëndësishme, ato që me të vërtetë mund të bëjnë ndryshimin. Kjo është koha më e mirë për të vendosur të bëni një udhëtim ose diçka që do t’ju çojë larg. Por ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe të saktë ndërsa zgjidhni se ku të shkoni.

    Demi: Jupiteri nuk ju shqetëson drejtpërdrejt, por prek një person që është afër jush. Për këtë ju do të duhet të lejoni që dikush të marrë një iniciativë, mbase duke e inkurajuar atë të veprojë, të besojë. Vetëm se nuk duhet të heshtni nëse vëreni se diçka nuk po funksionon, nuk është bindëse.

    Binjakët: Jupiteri do t’jua bëjë më të lehtë të rriteni dhe të projektoni së bashku me ata që doni, ose të gjeni mënyra për të bashkëpunuar gjatë kthimit tuaj së bashku me kolegët ose bashkëpunëtorët. Shumë i thjeshtë edhe bashkëpunimi me një mik të ngushtë. Çfarë rrezikon t’ju pengojë? Ndoshta vizioni juaj, i shqetësuar nga Neptuni, nga fati.

    Gaforrja: Jupiteri nuk ju shqetëson shumë nga afër. Megjithatë, ju e doni shumë energjinë e tij (në Gaforre ai gjen lartësimin), kështu që mënyra e tij e re e të bërit të gjërave do të përmirësojë indirekt marrëdhëniet që keni me punën dhe dashurinë. Jo keq.

    Luani: Jupiteri ju jep një verë edhe më të mirë. Sepse planeti tani e bën gjithçka me të vërtetë të këndshme, argëtuese dhe është në gjendje t’ju befasojë dhe t’ju bëjë të ëndërroni. Lëreni imagjinatën tuaj të fluturojë, lejojini vetes që të lëvizni me një shpejtësi më të madhe, pa frikë.

    Virgjëresha: rritet optimizmi brenda jush, dëshira për t’u ndjerë protagonisti i zgjedhjeve, i rasteve, që këtë verë nuk do të mungojnë. Do filloni të besoni shumë lehtë tek ata që doni apo ata që janë pranë jush, ndjeheni të mbrojtur dhe të mbështetur dhe për këtë keni shumë më pak frikë.

    Peshorja: së bashku me këtë Jupiter shumë të fortë, nuk do ta keni të vështirë të jetoni me optimizëm dhe gëzim duke kapur përvoja dhe mundësi të reja. Por kushtojini vëmendje Neptunit që ju pengon të njihni kufijtë.

    Akrepi: ju keni një marrëdhënie të mirë me të gjitha çështjet praktike, me shpenzimet e verës. Jupiteri do të zhbllokojë provat dhe projektet, kështu që shpejt do të bëhet e lehtë të besoni në veten tuaj dhe në ato që mund të arrini. Por mos nënvlerësoni rreziqet e Neptunit, edhe nëse nuk ju pëlqen t’i shihni.

    Shigjetari: Jupiteri niset pikërisht nga ju, për këtë premtimet e tij janë edhe më të arritshme. Jupiteri ju sjell në një pjesë të veçantë të vitit (do të jetë me ju deri në dhjetor), plot premtime dhe mundësi (fati nuk mungon). Por kini kujdes Neptunin, mos e ulni kurrë vëmendjen tuaj.

    Bricjapi: në dhjetor Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj dhe tani ai fillon marshimin e tij. Tani për tani, Jupiteri nuk ju shqetëson shumë nga afër, kështu që mund të mendoni të argëtoheni. Kini besim dhe optimizëm tek mundësitë e reja, sepse së shpejti do të jeni afër tyre.

    Ujori: jetoni më mirë me ëndrrat, me guximin që duhet të besoni në gjërat që ju pëlqejnë, që ju bëjnë mirë. Para Krishtlindjes ju mund të bëni miqësi të reja dhe të rëndësishme, duke zgjeruar hapësirën dhe mundësitë shoqërore. Thjesht përpiquni të jeni pak më selektivë.

    Peshqit: Jupiteri do t’ju ndihmojë mbi të gjitha me çështje profesionale, duke ju bërë të ecni përsëri në drejtim të fatit, të së ardhmes, të gjërave të reja. Tani është verë, por kur të ktheheni nga pushimet do të shihni që diçka do të ketë lëvizur, do të ketë ndryshuar. Qëndroni gjithmonë me këmbë në tokë./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post