Aktualitet

Pas marrëveshjes për emrin, Maqedonia në ethet e zgjedhjeve presidenciale. Ja data

Pas marrëveshjes për emrin, Maqedonia në ethet e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka shpallur këtë të premte, zgjedhjet presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, sipas Kushtetutës dhe afateve të parashikuara do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Ai tha se kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars. Qeveria dhe opozita vazhdojnë të taktizojnë me kandidatët për president.

Ndërkohë që kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët.

Zgjedhjet presidenciale shihen si test për partitë e pushtetit dhe të opozitës, pas arritjes së Marrëveshjes për emrin, pasi dy blloqet politike maqedonase kanë pasur dallime e akuza të rënda mes tyre, lidhur me marrëveshjen që i ndërron emrin shtetit në Maqedonia e Veriut. /Tiranapost.al/