Politikë Te gjitha

Pas largimeve të njerëzve nga puna, LSI shfaqet agresive në Kuvend


Lëvizja Socialiste për Integrim ishte agresive sot në Kuvend, pas pushimeve të njerëzve të saj nga puna. Nga vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e folësit e tjerë në sallë shfaqën shenja nervozizmi, ndërsa nuk munguan akuzat për Edi Ramën.

Vetë kryeministri i dha një përgjigje akuzave duke treguar me një shembull se si në një institucion ishin punësuar njerëzit e LSI, pa arsimin përkatës.

Debatet në Kuvend
Monika Kryemadhi: Pse ka frikë zotëria nga fotot, po të jetë burrë thotë unë jam aty se dija që ishte në kërkim, kërkoj falje, por e ka dit shumë mirë. Më erdhi keq kur e pashë duke qarë, por ky është një aktor i madh, bandat ju kanë vrarë fëmijët, dje e pamë se si oligarkët dolën në protestë për tvsh, shumë shpejt bandat do bëjnë protestë në shesh do thonë poshtë shqiptarët. Tullumbat janë të mira, janë ëmbëlsira, por kam hallin për një tollumb tjetër, i krimit që po te hyri nuk të del më se të mban peng, i përdore në 25 qershor si badigard, ushtarë, miq e shokë, shokë tavolinash e sot të kërkojnë haracin dhe haraci i tyre është përgjakja në rrugët e Shqipërisë, kur përmende pronësinë e fajit që e thua me një fjalë të pahijshme, më duket sikur flet frojdi brenda vetes tënde, qetësohu se të njohin të gjithë si bëhesh ti kur të dridhet karrigia, çmenduria jote flet.

Edi Rama: Asnjë replikë vetëm një ilustrim shumë modest i arsyeve të dhimbjes që prodhon këtë lloj politike: Ndërmarrja shtetërore e transmetimit të energjisë elektrike, specialisti i zyrës së pagave, s’ka përfunduar shkollën e lartë, në vazhdim.
Zyra e projektit të impianteve, drejtori politik agrare. Specialisti në sektorin e telekomunikacionit, me masë sigurie arrest me burg, është vazhduar të paguhet deri në fund të muajit shtator. Specialist i sigurimit të telekomunikacionit, zooteknik. Manovrator-histori-gjeografi. Specialisti i sigurimit teknik-arkitekturë; remontier- gjuhë letërsi; elektriciste kryesore- psikologji. Elektricist kryesor-merecologji; drejtuese e njësisë operative-shkenca politike; remontier në njësinë operative-histori-gjeografi, remontier-fiskulturë. Këta janë thjesht të punësuar të partisë për të marrë vota dhe tani lufta me krimin është në rendin e ditës.

Floida Kerpaci: Ju flisni për njëri-tjetrin por nuk i dëgjoni njerëzit. Nuk i dëgjoni sepse nuk keni sedër, nuk keni hallin e tyre. Ju keni demagogji dhe premtime boshe, ju nuk i keni takuar dhe mbi të gjitha në këtë institucion kaq të lartë ku zëri duhet të jetë vetëm për njerëzit. Ju jo vetëm që nuk iu interesojnë por na ofendoni e na mbyllni fjalën. Do flasim për krimin e drogën se në gjimnazet tona shpërndahen lehtësisht drogë.

Endrit Braimllari: Zgjedhjet e fundit politike kanë qenë në mungesë të plotë të transparencës duke dhunuar kodin zgjedhor. Shqiptarët meritojnë përfaqësim sa më të drejtë e më dinjitoz. Ky përfaqësim vjen vetëm përmes votës së lirë dhe jo deformimit të saj. Ne nuk duhet të kemi me një mazhorancë si kjo që ka sot ky Parlament. Sot kemi një qeveri që nuk përfaqëson interesin e shqiptarëve, sepse është një qeveri e ndërtuar mbi deformimin e këtij vullneti. Kemi një qeveri të vogël por me një korrupsion të madh. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *