Politikë

Pas kryeministrit, edhe Basha thërret gazetarët në bashkëbisedim

Pas kryeministrit, edhe Basha thërret gazetarët në

Disa orë pas një bashkëbisedimi që kryeministri Rama ka zhvilluar me gazetarët, të njëjtën gjë ka bërë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Pasditen e sotme, ai ka mbledhur gazetarët në selinë blu, duke folur për marshimin e djeshëm të opozitës në kryeqytet.

“Nuk do të ketë asnjë hap pas. Kjo që kemi nisur është një betejë për të transformuar Shqipërinë. Nuk është një betejë për pushtet politik”, tha Basha. /Tiranpost.al/