• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Pas kësaj historie, do fillosh kërkimet se kush ka lindur në një vend dhe datë me ty


    Për Shauna Gracey, dashuria e saj ka lindur në një vend me të, pak metra më tutje dhe pak minuta më parë. Kjo sepse kështu ka ndodhur. Shauna bashkë me Tom Maguire kanë lindur 26 vite më parë në të njëjtën ditë, më 22 dhejtor të vitit 1992, ndonëse të dy në salla të ndryshme dhe me pak minuta diferencë. Ata jetuan tre milje larg njëri tjetrit dhe nuk u takuan derisa të dy mbushën 18 vjeç.

    Rastësia nuk mbaron këtu, ata kishin dalë për të festuar ditëlindjen dhe u takuan rastësisht, më pas mbajtën kontaktet përmes mediave sociale dhe duke dalë kuptuan se të dy ishin të destinuar për njëri tjetrin. Dy muaj pasi u takuan për herë të parë, rrugët e tyre u bashkuan sërish. Dhe tani tetë vite më vonë, Shauna dhe Tom po martohen në qytetin ku kanë lindur.

    Shauna as a baby

    Në një intervistë për Metro ajo ka treguar: Qëkur u takuam për herë të parë e ndjemë se dashuria ishte midis nesh. Tani më shumë se kurrë më duket se fati donte që ne të takoheshim. Është shumë gjë e veçantë fakti që kemi lindur në të njëjtën ditë dhe të njëjtin vend, më pëlqen tua tregoj edhe njerëzve këtë histori dhe reagimet e tyre janë të tipit: Uau… nuk ka mundësi…

    Shauan and Tom at the pub

    Shauna dhe Tom kanë jetuar pranë njëri tjetrit prej disa vitesh derisa Tom u largua. Historinë se si u takuan sërish ai e quan të çuditshme: Mendoj se njeriu duhet të mendojë më shumë për disa koiçidenca dhe situata të habitshme dhe jo thjesht ti lemë të ikin. Historia jonë është sa për të qeshur por dhe aq e pazakontë. Fati donte që ne, ashtu siç lindëm pranë, të lidhim jetën e të jemi gjithmonë afër njëri tjetrit.

    Përfundimisht ata kanë vendosur të martohen me datë katër maj./ Tiranapost.al. E.B

    Tom as a baby

    Shauna Gracey and Tom Maguire taken on the night they met.. See SWNS story SWLEcouple; A couple who were born on the same day at the same hospital met for the first time on their 18th birthdays - and are now set to MARRY. Shauna Gracey came into the world just minutes apart and metres away from her soul mate Tom Maguire 26 years ago - on December 22 1992. Despite living less than three miles apart all their lives in Wigan, Greater Mancs, the two didn't cross paths again until Boxing Day 2010. Both were out celebrating their birthdays when a mutual friend introduced them and Tom, who works as an engineer, immediately fell head over heels. Despite his advances over social media Shauna insisted she wasn't interested and at one point even told Tom to "leave me alone".