• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Pas Haradinaj, Kadri Veseli do paraqitet në Gjykatën Speciale të Hagës


    Pas ish kryeministrit Haradinaj, Gjykata Speciale e Hagës ka ftuar për të intervistuar edhe kryetarin e PDK-së Kadri Velesin. Lajmin e ka bërë vetë me dije kryetari i Kuvendit. Në një konferencë për media ai ka njoftuar se do shkojë në Gjykatë me datë 4 dhjetori.

    Në konferencë Veseli tha:

    “Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike”.

    Por çfarë është Gjykata Speciale dhe çfarë po heton?

    Radio Evropa e Lirë ka publikuar një artikull sqarues për ngritjen e dhomave speciale që sot përbën Gjykatën Speciale. Këto Dhoma të Veçanta apo kjo Gjykatë Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.

    Risia e trajtimit të rasteve të dyshuara, tani qëndron te fakti se Dhomat e Specializuara edhe pse të përbëra nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe me seli në Hagë, do të funksionojnë me Kodin Penal dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës. Për rastin e Haradinaj dhe tani të Veselit nuk specifikohet arsyeja e intervistës, por që lidhet me të kaluarën e tyre si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ Tiranapost.al. E.B

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post