• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Ekonomi Të gjitha

    Pas gjashtë muajsh vendoset kush do paguajë më pak tek Rruga e Kombit


    Në një deklaratë për mediat përfaqësues të Dhomave të Tregtisë kanë dënuar dhunën e ushtruar dy ditë më parë në Rrugën e Kombit. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka tregoi edhe se kur do vendoset ulja e tarifave për për përdoruesit e shpeshtë.

    “Rruga e Kombit është tashmë një procedurë 10 vjeçare e dështuar, nuk është hera e parë që tentohet të jepet me koncesion. Sipërmarrja shqiptare është normalisht e orientuar për sa më pak tarifa, jemi të orientuar për kosto të lira, por duhet të bëjmë edhe analizën e sipërmarrësit investues i cili është njëri prej nesh.

    Nëse i hidhemi në sulm një sipërmarrësi që ka financuar një shumë të konsiderueshme në këtë objekt koncesioni, atëherë ne i bie që mbajmë njërën anë. Ajo që kemi takuar sot në takim me koncesionarin ka qenë që të ketë favorizim dhe ulje të ndjeshme të taksës për përdoruesit e shpeshtë e cila do të bëhet pas 6 muajsh. Dënojmë rëndë vandalizmin dhe mbështesim sipërmarrësit”, tha Jaka.

    Edhe përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë theksojnë se ka rëndësi që të nisë dialogu me qeverinë dhe koncesionarin për lehtësimin e tarifës për përdoruesit ekonomik dhe tregtarë me frekuencë të lartë

    “Të hapet dialogu mes qeverisë dhe sipërmarrjes për të parë skemat e lehtësimit për përdoruesit e shpeshtë. Kemi pasur takim me firmën koncesionare e cila na informoi mbi mundësitë dhe hapësirat që mund të ketë sipërmarrja. Kundërshtojmë me forcë dhunën dhe vandalizmin ndaj çdo sipërmarrësi privat”./ Copyright Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]