Showbiz

Pas filmit që magjepsi botën, Notting Hill është kthyer në librarinë e fejesave

Pas filmit që magjepsi botën, Notting Hill është kthyer

Trendi më i ri i romantizmit  tani është t’i kërkosh dorën shpirtit  tënd binjak në librarinë e famshme të ‘Noting Hill’.

[caption id="attachment_302787" align="aligncenter" width="778"]Foto nga Huffingtonpost [/caption]

Me përvjetorin e 20-të të filmit që po afron, dyqani i vogël londinez i librave (që ekziston vërtet me emrin The Notting Hill Bookshop), është kthyer në pikë pelegrinazhi për çifte të ardhura nga e gjithë bota të cilët duan të bëjnë propozime për martesë si në film.

[caption id="attachment_302786" align="aligncenter" width="850"]Foto nga Huffingtonpost[/caption]

"Në 5 vitet e fundit, kemi patur një rritje kërkesash të kësaj natyre me çifte që vijnë nga i gjithë globi si: Australia, Amerika, Kina dhe Japonia’ thotë për Telegraph, James Malin, bashkëpronari i dyqanit dhe e gjitha i detyrohet filmit kult me Hugh Grant dhe Julia Roberts.

[caption id="attachment_302788" align="aligncenter" width="736"]Foto nga Huffingtonpost [/caption]

Romanca që magjepsi botën, u shfaq për publikun për herë të parë më 13 maj 1999, në Amerikë dhe tregon për historinë e dashurisë së pronarit të një dyqani librash (Hugh Grant) me një aktore të famshme filmash luajtur nga Julia Roberts.

*Ky post u përshtat nga  www.huffingtonpost.it