Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Pas Elhaidës, një tjetër shqiptare mahnit trajnerët e The Voice Of Italy


Deborah Xhako është emri i ri i një talenti të ri që me siguri do të ecë larg. Vajza shqiptare ka konkurruar në “The Voice Of Italy” dhe jo vetëm që ktheu të katërta karriget, por i futi në një luftë të vogël trajnerët. Një prej tyre i premtoi se nëse zgjidhte atë, do ta shndërronte në Dua Lipën italiane. Dhe pas disa minutave dileme. Deborah zgjodhi Alessandro Aleottin. Na rikujtoi historinë e Elhaida Danit në të njëjtin format.

(Elhaida kur fitoi The Voice. Foto nga Google)

Deborah tingëllon emër i huaj, por kur Albano Carrisi e pyeti për mbiemrin, u zbulua edhe origjina e saj shqiptare, që ajo e respektoi duke falënderuar në shqip: “Faleminderit shumë”, tha Deborah./F.H/Tiranapost.al

Videon e performancës e gjeni këtu

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]