Aktualitet Kryesore Te gjitha

Pas dy orësh mbi vinç, zbresin më në fund burrë e grua


Dy persona hipën në një vinç pranë Pallatit të Kulturës dhe kërcënuan se do të hidhen që aty. Ata janë burrë e grua të identifikuar si, Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari. Që prej orës 07:30 ata kishin hipur në majë të vinçit dhe vetëm tani pas dy orësh kanë zbritur.

Në një moment ata duket se ndryshuan mendim dhe filluan të zbrisnin duke pranuar negociatat e policisë, por më pas filluan të ngjiteshin sërish.

Ende nuk dihen ende motivet që i kanë çuar drejtë këtij veprimi, por policia tashmë po flet me çiftin për këtë rast. Mësohet se ata kërkuan ministren e Arsimit, Lindita Nikolla dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ndërkohë blutë kanë shoqëruar në polici rojën e kantierit, pasi cilësohet si përgjegjës që ka lejuar burrë e grua të futen brenda rrethimit./E.D/Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *