• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Showbiz Të gjitha

    Pas divorcit ka jetë


    Ndarja e Eneda Tarifës kaloi sipas skemës klasike të divorceve të personazheve të njohur. Ata vendosën të ndahen, pastaj u përhap thashethemi, pastaj thashethemi u bë lajm nëpër portale, ajo nuk komentoi kurrë asgjë, pastaj u gjurmuan të gjitha detajet që vërtetonin se ata ishin ndarë, pastaj pas ca kohësh historia u harrua dhe ndarja e Enedës nuk përbënte më lajm. Tani që ka kaluar kohë e gjatë, Eneda nuk komentoi ndarjen por jetën e saj të re po. Ajo ka vazhduar karrierën e saj, është mamaja e lumtur e një vajze të vogël dhe pjesë e koncerteve dhe shfaqjeve të rëndësishme.

    E ftuar në shown “3-shat”, pyetjes së Bora Zemanit nëse do martohej përsëri, Eneda iu përgjigj se nëse do gjente njeriun e duhur, po, do martohej përsëri. Thashetheme për një lidhje të re të Enedës nuk kemi dëgjuar, nuk e dimë nëse e ka gjetur apo jo njeriun e duhur, ama është e qartë se Eneda ka humbur një lidhje të rëndësishme por jo besimin tek martesa e as te dashuria. Jeta vazhdon edhe pas ndarjes dhe mund të jetë sërish po aq e bukur, në mos më shumë. Shembujt i kemi para syve.

    Jonida Maliqi i dha fund martesës disa vjeçare me ish-bashkëshortin e saj, nga i cili ka edhe një djalë, por tani ka gjetur një dashuri të re që po e jeton thuajse hapur me aktorin Romeo Veshaj. Vetëm para pak javësh dolën dy video të çifirt në plazh. Jonida duket e lumtur, e qetë, e sigurt.

    Njëlloj si Bora Zamani, pak më e fshehur se Jonida, por tashmë është vërtetuar se lidhja e saj me vëllanë binjak të Romeos, Donaldin nuk është më thashethem, por një histori e rëndësishme dashurie që i ka bërë bashkë edhe në një projekt televiziv.

    Edhe Bora e ka hedhur pas krahëve divorcin dhe po jeton fazën tjetër, një lidhje të re dashurie.

    Ndërkohë që historia e Arbanës është ende e nxehtë. Portalet janë ende në ethe për të kapur çdo detaj të lidhjes së prezantueses me regjisorin Eduart Grishaj. Por çifti duket krejt i qetë. As nuk po fshihen, as nuk po bërtasin, ama nuk po e privojnë veten as nga fotot e udhëtimeve, as nga të qëndruarit gjthmonë bashkë (siç ishte rasti i xhirimeve të filmit të Edit në Theth, ku Arbana e shoqëroi gjatë) e as nga komentet hidh e prit në Instagram, siç bëjnë gjithë çiftet e dashuruar.

    Divorci është fazë tjetër, që mund të ketë shkaktuar dhimbje, pendesa, vetmi… Përjetimet i njohin vetëm vajzat që i kanë kaluar. Kanë të gjitha fëmijë nga martesat e mëparshme, ama jetën e kanë vazhduar sërish. Sepse përtej ndarjes jeta ende vazhdon dhe mund të jetë edhe më e bukur. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në tiranapost.al[email protected] ose 068 408 1690