Showbiz

Pas dështimeve të njëpasnjëshme, dikush e qau skulpturën e Beyonce-s

Pas dështimeve të njëpasnjëshme, dikush e qau

Më në fund dikush ia doli të realizojë skulpturën më të arrirë të Beyonce-s. Ata që ishin përpjekur deri tani kishin dështuar me sukses duke krijuar ca fytyra që vetëm me Beyonce-n nuk ngjanin.

Këtë herë jo vetëm që e kanë qarë, por e kanë vënë në muzeun Madame Tussauds, në Londër mes anëtarëve të familjes mbretërore.

https://www.instagram.com/p/B2mAoy8JMYr/?utm_source=ig_embed

Imazhi i Beyonce-s u bazua tek performanca e saj në “Coachella” veshur me xhinse të shkurtra dhe bluzën e verdhë.

Fansat e saj dhe vizitorët e muzeut, mund ta shikojnë nga sot.

Këtë herë edhe e ëma e Beyonce-s që e njeh të bijën më shumë se kushdo tjetër, ka mbetur e kënaqur.

*Ky post u përshtat nga huffpost dhe është realizuar nga Fabjola Hije.