• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Pas Buta Biberaj, një tjetër shqiptar arrin suksesin në Amerikë. Kjo është historia e Jetlir Kullës


    Pas suksesit të Buta Biberaj, e cila u zgjodh prokurore në Virxhinia të Amerikës, një tjetër shqiptar ka arritur që të rizgjidhet për herë të dytë si anëtar i Këshillit bashkiak të distriktit të katërt të Waterbury. Ai është Jetlir Kulla, 32 vjeç me origjinë nga Elbasani, i cili ka bërë public lajmin, përmes një statusi në mediat sociale.

    Ai shkruan:

     “Faleminderit të gjithë ata që votuam për mua sot! Është një nder të rizgjidhem si anëtar i Këshillit të distriktit të katërt. U jam shumë mirënjohës secilit për mbështetjen e dhënë, sidomos familjes sime, miqve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë garë. Le ta çojmë përpara Ëaterbury-n.’’

     Historia e tij fillon kur emigroi drejt Amerikës në vitin 1998. U bë pjesë e komunitetit shqiptar që jeton në SHBA. Mbërriti atje kur ishte në moshën 11 vjeç. Premtimi i tij është puna e palodhur që do të ndryshojë dhe transformojë qytetin e Waterbury.

    Postimi i tij i plotë në Facebook./ Tiranapost.al. E.B

    📣Election is just two days away on Tuesday November 5th! Below is my bio in today's Republican-American newspaper!…

    Publiée par Alderman Jetlir Kulla sur Dimanche 3 novembre 2019

    Shqiptarja Buta Biberaj fiton garën dhe zgjidhet prokurore në Amerikë

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post