• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Pas Austrisë plas video-skandali në Kosovë. Përmendet emri i Kryeparlamentarit Kadri Veseli


    Dy video- skandali janë publikuar në Kosovë,  ku protagonistët flasin për marrëveshje që kanë të bëjnë me fajde dhe mes të përfolurve është edhe kryetari  i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli.

    Në videon e fundit, thuhet për Veselin se ka marrë një shumë parash prej 200 mijë eurosh. Por lidhur me këtë ngjarje, vetë kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp për të sqarur pozicionin e tij dhe përfshierjen.

    Më poshtë kemni pjesë të zbardhura nga përgjimi dhe videon. 

    Faton Dalladaku: A ka shans që i kanë marrë këta paret pa dijen e Kadrisë?

    Kadri Rexhepi: Ja, hiç kurrë. Jo, jo, vetë i kam çu unë ato.

    Fatoni Dalladaku: Ti i ke çu?

    Kadri Rexhepi: Unë vetë i kam çu.

    Fatoni Dalladaku: Faktikisht, po më garanton që i ka marrë prej tij.

    Kadri Rexhepi: 200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli.

    Fatoni Dalladaku : E, 50-mijëshen?

    Kadri Rexhepi: 50 mijë i ka marrë qeky …

    Pas publikimit të videove ka reaguar Milaim Zeka, i cili me ironi shprehet: Jua paskan përmend emrin.  Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As ne pyetje nuk ashte marre. Nuk di nese Kadria i ka marre 200 mi euro apo jo, ama edhe nese nuk i ka marre, shume bre kisha pase qef me pa Kadrine me pranga, edhe ne burg, edhe te poshtrum nga ata qe i ka vendos neper institucione.

    Kujtojmë sen jë video skandal i zv/kryeministrit të Austrisë ku fliste me një miliardere ruse për kontrata tenderash dhe blerje të mediave për artikuj pozitivë mbi emrin e partinë etij çuan në dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme. / Referuar mediave të Kosovës, Tiranapost.al. E.B