Showbiz

Pas asaj që ndodhi në Sheshin Skënderbej, Aurela s'ia ka më zilinë asnjë 'jashtetëseje'. As ne, Aurela!

Pas asaj që ndodhi në Sheshin Skënderbej, Aurela s'ia ka

Aurela s'ka pse t'ia ketë zilinë askujt, se është në ditët e veta më të mira, po pas asaj që ndodhi për natën e bardhë në Tiranë, ka shumë të drejtë kur thotë se nuk ia ka më zilinë asnjë jashtetëseje. Ne shqiptarët jemi një çikë inferiorë. Mbarojmë për një çikë të huaj që të vijë të këndojnë dhe sa herë ka ndodhur e kemi trajtuar ngjarjen si eveniment. Artistët e huaj mirë bëjnë që vijnë e mirë ardhshin gjithmonë. Ama, asnjëri prej tyre nuk do bënte atë që bëri Aurela Gaçe dhe artistët e tjerë Natën e Bardhë në Sheshin Skënderbej. Ishte festa jonë. Asnjë i huaj nuk do ta na i gjente dot telat si "S'jam tribu", "Moj e bukura more", "Xhamadani vija-vija", "E kemi fatin shpresë dhe marrëzi" e të gjitha këngët që ngritën peshë zemrat e gjithë atyre që mbushën sheshin cep më cep. Sepse janë këngët tona, që i kemi dëgjuar tërë jetën. Me asnjë këngë të huaj nuk do kërcenin e këndonin me gjithë shpirt.

[caption id="attachment_304575" align="aligncenter" width="836"] Foto nga Instagram[/caption]

Asnjë këngëtar i huaj, sado i famshëm, nuk do dinte si të bëhej njësh me ata që ishin në shesh, sepse kurrë s'do t'i njihte dot siç e njohim ne njëri-tjetrin dhe dimë mirë ç'na bën të qeshim e të qajmë, të këndojmë me gjithë shpirt e të ndihemi krenarë, edhe pse nuk jetojmë në vendin ideal. Mbrëmë u bënë një, këngëtarë e publik bashkë dhe Aurela ka shumë të drejtë kur shkruan se tani nuk ia ka më zilinë asnjë 'jashtetaseje', si dikur kur këndonte majë tavolinave në shtëpi dhe ëndërronte të mbushte një stadium plot. As ne nuk ia kemi. Ajo e mbrëmshmja ia kaloi çdo ylli botëror.

Statusi i Aurela Gaçes pak orë pas koncertit.

Nje nga ëndrrat e mija u be realitet❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤.....

Si adoleshente,shikoja ne tv koncertet e kengetareve te huaj, edhe kur shikoja si kendonin e kercenin njerezit, me rritej adrenalina dhe hipja majë komodinave,tavolines edhe enderroja sikur isha une ne vend te atij "jashtështetësit"?....

__________ 

Mire u rrita, dola ne skene....por thosha ,kur do te vije ajo dite qe te jem ne nje shesh a stadium te madh, ti bej edhe njerezit njesh me mua? Me adrenalinen time? 

Tani nuk i kam zili asnje : jashteshtetesi" ? 

___________<< .....ju dua o njerez te mire❤ faleminderit.......

( kam akoma disa ëndrra edhe dashte Zoti jemi mire, e do ti perjetojme se bashku)

Ne ajer e ne toke, rrafsh ulur kembekryq ,me pompa sigurisht ? me shpirtin ne duar.

View this post on Instagram

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on