Aktualitet

Pas arratisjes së Gruevskit arrestohet krahu i tij i djathtë, ish-shefi i shërbimit sekret

Pas arratisjes së Gruevskit arrestohet krahu i tij i djathtë,

Pas arratisjes së ish kryeministrit Nikola Gruevski, në Maqedoni është arrestuar sot ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov.

Ai njihet si një nga njerëzit më të afërt të Gruevskit.

Mediat maqedonase raportojnë se arrestimi i Mijallkov është bërë pak çaste më parë në Shkup. Akuzat që rëndojnë mbi Mijallkov janë ato për keqpërdorim pushteti dhe korrupsion.

Ai është vënë në pranga nga policia në hotelin e quajtur "Meriot" në kryeqytetin maqedonas. Mësohet se Mijallkov është

dërguar për në burgun e Shutkës.

Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se mund të arratisej nga vendi, njësoj siç bëri Nikola Gruevski një javë më parë.