Aktualitet

Pas akuzave të familjarëve, reagoni Spitali i Korçës: Gjendja e 58 vjeçarit u rëndua sot, presim autopsinë

Pas akuzave të familjarëve, reagoni Spitali i Korçës:

Telha Kelo është 58 vjeçari  i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin rajonal të Korçës, por familjarët e tij akuzuan mjekët për mjekim të gabuar. Sipas familjarëve, ai u paraqit dy ditë më parë me dhimbje koke dhe barku, por sipas tyre 58 vjeçari u mjekua për tëmthin dhe jo problemin real që kishte. Pas pretentimeve të familjarëve, ka reaguar Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë që sqaron gjendjen e pacientit dhe problemin shëndetësor, dhe në fund informon se pritet të dalë autopsia për të vërtetuar dhe shkakun e vdekjes.

Lexoni reagimin zyrtar si më poshtë: 

Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllimet familjarëve të T.K duke sqaruar opinionin publik si më poshtë:

Pacienti T.K është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me contrast etj. Pas kryerjes së ekzaminimeve pacienti ka rezultuar me Kolecistit Kalkuloz.

Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion ku për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori. Spitali Rajonal Korçë, sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli i spitalit. Jemi në pritje të autopsisë.

Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/nderron-jete-ne-spital-58-vjecari-ne-korce-familjaret-pretendojne-per-mjekim-te-gabuar/