• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Showbiz Të gjitha TIP top

    Pas 20 viteve të divorcuar, Antonio Banderas për ish-gruan: E dua dhe do ta dua deri ditën kur të vdes


    “Melanie nuk është më gruaja ime, por mendoj se ajo është shoqja ime më e mirë. E dua dhe do ta dua deri në ditën kur të vdes. Ajo është familja ime “, thotë Antonio Banderas për ish gruan e tij, aktoren Melanie Griffith në një intervistë për People. Aktori hollivudian, u nda nga gruaja e tij Melanie në vitin 2015, pas afro 20 vite martesë, por Antonio do të ketë gjithnjë dashuri për ish gruan.

    Ish çifti kanë një vajzë së bashku, Stellën, 23 vjeç, për të cilën babai Antonio thotë se ka trashëguar shpirtin dhe krijimtarinë e prindërve të saj.

    Image result for Stella Banderas

    Aktori, dy herë i dominuar për Emmy, e ndihmoi ish gruan të rrisë edhe vajzën e saj Dakota Johnson, ( që e kishte me burrin e parë Don Johnson) dhe djalin Alexander Bauer ( me burrin e dytë Steven Bauer).

    Dhe kjo sepse Antonio e do nënën e tyre: “Kam qenë pranë tyre gjithmonë sepse unë e dua nënën e tyre, janë shumë të rëndësishëm për mua dhe familjen tonë”. Aktorin nuk e ndalon asgjë që të kalojë pushime edhe me Griffith dhe të gjithë fëmijët së bashku dhe kjo është pjesa që Banderas adhuron më shumë.

    Image result for Stella Banderas

    Megjithatë, Banderas tani ka një të dashur në Londër, me të cilën shpenzon pjesën më të madhe të kohës. Ajo quhet Nicole Kimpel./ People/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Nicole Kimpel Antonio Banderas

     

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post