Aktualitet

Pas 2 muajsh, shqiptari gjendet i mbytur

Pas 2 muajsh, shqiptari gjendet i mbytur

Ujërat e kanalit të hidrocentralit në Gratacasolo kanë nxjerrë trupin pajetë të Dorjan Puja, shqiptarit 25-vjeçar, i zhdukur në 10 dhjetor, pasi kishte tentuar një grabitje në një shtëpi së bashku me një bashkëpunëtor.

Policia ka bërë të ditur se Dorjan Puja, pas tentativës së grabitjet është drejtuar drejt pyllit, nga ku nuk doli më. Nga aty ai mundet të jetë rrëzuar në kanal. Kanë kaluar dy muaj nga momenti i zhdukjes, pasi si rrjedhojë e temperaturave të ulëta, ngricat pengonin rrjedhjen e ujit dhe  nxjerrjen e trupit.

Ndonëse kishte zëra se ai mund të ishte qëlluar me armë, policia i hodhi poshtë duke thënë se do të jetë autopsia ajo që do të tregojë saktësisht shkaqet e ngjarjes.

25-vjeçari rezident në Chiari, ishte i njohur edhe më parë nga forcat e rendit. Kanë qenë familjarët  dhe bashkëpunëtori të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij, duke treguar se e kanë parë të shkojë pikërisht drejt kanalit të hidrocentralit.