• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Rajoni Të gjitha

    Pas 18 vitesh një president francez shkel në Serbi, diskutime edhe për dialogun e ngrirë me Kosovën


    Presidenti francez Emmanuel Macron, sot nis vizitën e tij në Beograd me qëllimin rritjen e bashkëpunimit ekonomik, por edhe për të thyer akullin mes Beogradit dhe Prishtinës, për shkak se dialogu mes tyre ka ngrirë, dhe samiti i planifikuar në Paris u anulua.

    Përpara vizitës së tij në datat 15-16 korrik, mediat kanë spekuluar nëse Kosova do jetë çështja e nxehtë së axhendës mes Vuçiç dhe Macron. Se çfarë mendon Vuçiç për Macron e shpreh në një intervistë për median serbe: Macron është një nga dy liderët më të mëdhenj në Europë, ai do fitojë sërish zgjedhjet në France, pasi mendoi se roli i tij po fuqizohet. Është njeri energjik, i zgjuar dhe ndonjëherë nuk është aq e lehtë të flasësh apo të shkëmbesh një bisedë me të.

    Sipas presidentit serb, do të nënshkruhen 20 marrëveshje ndërshtetërore mes Francës dhe Serbisë. Por vizita e  tij vjen në një kohë anulimesh dhe tensionesh. Samiti në Paris ishte planifikuar të mbahej me 1 korrik, për të çuar më tej marrëveshjen e për të normalizuar marrëdhëniet. Dialogu ka ngrirë pasi Kosova i vendosi taksë Serbisë për importimin e mallrave, nga ana tjetër Kosova u ndje e zhgënjyer që nuk iu hoqën vizat nga KE pëer qytetarët në zonën Shengen.

    Tabloidët serbë kanë publikuar programin e vizitës së Macron, duke vënë në dukje se ai është presidenti i parë francez që vjen në Serbi pas 8 vitesh. Të presim dhe të shohim… nëse do ketë diçka për Kosovën./ Tiranapost.al. E.B