Aktualitet

Pas 16 vitesh identifikohet një nga viktimat e 11 shtatorit në SHBA

Pas 16 vitesh është identifikuar një tjerër viktimë e sulmeve të 11 shtatorit të 2001-shit ndaj Kullave Binjake në SHBA.

Mediat e huaja theksojnë se viktima është një mashkull dhe është i 1 641-ti që është identifikuar deri më sot nga një total prej 2.753 njerëzish që humbën jetën atë ditë.

Identiteti i personit, që u gjet përmes një teknologjie të re për ADN-në, është mbajtur sekret nga familjarët.

Ndërkaq kujtojmë se identifikimi i fundit ishte bërë vetëm dy vjet më parë, në mars 2015.

Ende ka rreth 1.112 persona që humbën jetën më 11 shtator dhe ende nuk janë identifikuar.

Dy avionë u përplasën 11 shtatorin e 2001-shit me kullat e World Trade Center në Nju Jork, një ndaj Pentagonit dhe një tjetër u rrëzua në Pensilvani, duke marrë rreth 3 mijë jetë dhe duke plagosur mijëra të tjerë./ Copyright Tiranapost.al