Pas 15 vitesh martesë, bëhet nënë me trinjakë dhe merr çekun 3.6 milionë lekë
Etleva është nëna më e re, që u lumturua një ditë më parë pasi silloi në jetë trinjakë, dy vajza e një djalë.
Pritja për të dhe bashkëshortin e saj ishte e gjatë, plot 15 vite, por durimi u shpërblye me të sapolindurit që i sollën familjen vec gëzimin e ardhjes në jetë dhe një çek prej 3.6 milionë lekë
“Prej 15 vitesh mezi prisnin të bëheshin prindër dhe 1 ditë më parë janë bërë me dy vajza e një djalë. Me kënaqësi i dhashë Etlevës çekun 3.6 milion lekë për trinjakët Mabel, Amelia dhe Elsjan. Të porsalindurit dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë por janë ende në kujdesin e ekipit mjekësor të “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë”, shkroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila publikoi lajmin në rrjetet sociale./ Tiranapost.al
https://www.instagram.com/p/B3ys8HeAbry/