Botë Te gjitha Tech

Pas 12 vitesh, kompjuteri që imiton trurin e njeriut gati për tu ndezur. A do zbulohen sekretet e mendjes sonë?


U deshën 12 vite që të krijohej me një fond prej 15 milion paundësh, por tani kompjuteri gjigant që imiton trurin e njeriut është gati për tu ndezur. I krijuar nga studiuesit e Universitetit të Manchester, kompjuteri me emër SpinNaker ka 1 milion procesore , të aftë për 200 trilion reagime për sekond, që tregon se mund të imitojë neuronet tona biologjie në kohë reale , më mirë se çdo makineri tjetër e krijuar.

Kompjuterët tradicionale, nuk arrijnë dot të komunikojnë apo të transmetojnë sasi të madhe informacioni nga procesori A tek procesori B përmes një rrjeti standard. Në vend të kësaj, imiton strukturën paralele të komunikimit ashtu si truri, duke dërguar sasi të vogla informacioni në të njëjtën kohë në destinacione të ndryshme.

Kemi krijuar një makineri që funksionin pak a shumë si truri, ngjason me funksionin e tij me shumë se çdo kompjuter tjetër të krijuar deri më tani. Këtë e tha Steve Furber, profesor dhe inxhinier kompjuterik në universitetin e Manchesterit, i cili shtoi se qëllimi ka qenë të krijoheshin miliona ‘cores’ në një kompjuter të vetëm. “Dhe këtë e keni arritur me kompjuterin e ri, që në të vërtetë është fantastik”. Me krijimin e kësaj pajisjeje, shkencëtarët dhe neurologët mund të zbulojnë disa nga misteret më të mëdha se si punon truri i njeriut./ Independent/ Tiranapost.al/