SPORT

Partizanin “e gjen belaja” në Gjirokastër, pëson tre gola në pjesën e parë

U duk sikur Partizani kishte dalë nga kriza dhe tani do të synonte për një vend në Europë, por rezultati i deritanishëm në Gjirokastër duket se ka thyer ëndrrat e të kuqve.

Në 45 minutat e para, Partizani ka pësuar tre gola. Fillimisht ka shënuar Bregu në minutën e 19 dhe më pas Abazaj e Rroca përkatësisht në minutën e 34 dhe 37.

Për Luftëtarin që po përpiqet të sigurojë mbijetesën kjo është një fitore shumë e rëndësishme, ndërsa Partizani nëse nuk përmbys rezultatin në pjesën e dytë do të pozicionohet i gjashti në renditje, shumë pranë ekipeve të fundit./Tiranapost.al