SPORT

Partizani, vuajtje, festë dhe ngacmime për rivalët

Partizani, vuajtje, festë dhe ngacmime për rivalët

Starova menjëherë pas ndeshjes kërkoi të vriste disa zogj me një gur. Fillimisht i anashkaloi disi të metat teknike të skuadrës së tij duke komplimentuar kundërshtarin, më pas me të drejtë e konsideroi fitoren 2-1 në minutën e fundit të madhe, dhe në fund më pas foli dhe për garën.

IMG_0462

Akuzoi në mënyrë direkte faktin që skuadra e Skëndërbeut do luajë në Elbasan Arena ndaj Korabit ndërkohë që Partizani disa javë më vonë do luajë në Peshkopi. “Mezi po pres që të dal sërish kampion por FSHF duhet të jetë e drejtë në garën që po bën”. Në fitoren 2-1 kundër Vllaznisë ai që shënoi për të kuqtë golin e fitores me 11 metërsh në sekondat e fundit të sfidës ishte Batha. “Kemi dy kundërshtarë, kemi Kukësin dhe Skëndërbeun. Kukësi i menaxhon mirë situatat ndërsa Skëndërbeu luan futboll më të mirë”, tha Batha duke dhënë mesazhe të qarta.

IMG_0463

Si Starova ashtu dhe Batha falënderuan tifozërinë e Partizanit. “Pa ta do ishte e pamundur. Sot na dukej sikur ishte hera e parë në këtë edicion që luanim në shtëpi”.