SPORT

Partizani humbet sërish, Kamza ndal Kukësin

Edhe Sulejman Starova nuk mundi ta nxjerrë Partizanin nga gjendje e keqe ku ndodhet. Në ndeshjen e parë si i rikthyer në stolin e kuq, Partizani ka pësuar humbjen e 5 sezonale përballë Laçit.

Një ndeshje e luajtur me intesitet të lartë në 45 minutat e para, me miqtë nga kryeqyteti që u imponuan me një qarkullim më të madh të topit.

Starova e kishte përgatitur skuadrën për një ndeshje të vështirë dhe ajo u bë e tillë me fillimin e pjesë së dytë. Një aksion i gjatë që në minutën e parë, ka parë Reginaldon që të befasojë me një goditje të saktë brenda zonës. Ky ishte goli i vetëm i takimit.

Ndërkohë Kukësi ka dështuar të dalë me fitore në Kamëz duke barazuar 2-2. Të parët që kaluan në avantazh kanë qenë miqtë në të 27-ën, por një Sebino Plaku në superformë barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 41-të, e ka qenë po ky i fundit që në fraksionin e dytë të ndeshjes ka dyfishuar rezultatin për Kamzën.

Por kjo nuk ka mjaftuar pasi në të 76-ën, Rrumbullaku me një goditje të fortë nga rreth 40 metra barazoi shifrat në 2-2. Me këtë barazim Kukësi ruan vendin e 2-t tashmë në kuotën e 19 pikëve ndërsa Kamza pozicionohet e 4-ta në kuotën e 16 pikëve. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]