SPORT

Partizani fiton lehtësisht ndaj Korabit

Vetëm 30 minuta ishte rezistenca e Korabit ndaj Partizanit. Të kuqtë fituan ndeshjen në shifrat 2-0, me dy gola që erdhën në dy minuta, ku fillimisht ishte një autogol i Premçit dhe më pas Ekuban.

Pjesa tjetër e ndeshjes nuk pati shume histori.

Starova aktivizoi lojtarët që kanë patur pak minuta aktivizim si Bardhi e Fili, ndërsa për 15 minuta u aktivizua edhe Sukaj. Kjo ishte ndeshja e parë për të që prej rikthimit në janar nga Malajzia.

Kështu Partizani me këtë fitore barazoi Kukësin në krye të renditjes dhe nis ndoshta një garë të re për titullin kampion.