SPORT

Partizani del nga kriza, gjen golat dhe fitoren përballë Luftëtarit

Partizani po gjen fitoren dhe golat. Pas triumfit “të dyshimtë” në mesjavë kundër Teutës në Durrës, sot demat e kuq kanë fituar edhe ndaj Luftëtarit të Gjirokastrës me rezultatin 2-0.

Partizani shënoi një gol në çdo pjesë, fillimisht me Sukajn e më pas me Trashin, ndërsa në fund të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq Krasniqi.

Megjithëse nuk shkëlqen në lojë, për Mark Iulianon rezultatet janë më se të rëndësishme për ta kthyer Partizanin në lojën për titull. Aktualisht të kuqtë ndodhen në vendin e pesë me tetë pikë.

Partizani – Luftëtari   2-0

Shënues: Sukaj 28′, Trashi 71′

Partizani: Hoxha; Progni, Krasniqi, Malota, Kalari, Adorjan, Batha, Vila, Trashi (Ibrahimi 78′), Herrera (Basrak 72′), Sukaj (Bardhi 60′). Trajner: Mark Iuliano

Luftëtari: Ruçi, Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo; Aleksi, Ramadani (Hoxha 75′); Abazaj, Brahimaj (Lamçja 46′), Bregu; Rroca. Trajner: Luis Kurbelo

Kartonë të verdhë: Malota 68′, Kalari 88′

Karton i kuq: Krasniqi 75′

Gjyqtar: Enea Jorgji