• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Partia Socialiste dorëzon në Kolegjin Zgjedhor bashkitë e para për certifikimin e Këshillave


    Ka depozituar 4 padi në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit për Këshillat Bashkiakë. Partia socialiste kërkon nga Kolegji Zgjedhor që të shpërndajë mandatet fillimisht për katër Këshilla Bashkiakë. Burime për Report TV tregojnë se padia e Partitë Socialiste është dorëzuar për bashkitë e Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës.

    Por pse PS i kërkon Kolegjit të Shprehet dhe jo KQZ?

    KQZ nuk mund ti shpërndajë mandatet pasi Klement Zguri ka votuar në çdo rast kundër, duke mos njohur procesin, përveçse dekretin e presidentit Meta, për zgjedhje në 13 tetor dhe anulim të 30 qershorit. Kështu do jetë Kolegji që do shprehet me certifikim të rezultatit në mungesë të 5 votave pro në KQZ. Mësohet se pas padive për 4 Bashkitë, do përgatisë paditë për të gjitha bashkitë e tjera për ti certifikuar, pasi kryetarët e Bashkive duhet të betohen në Këshillin Bashkiak. Nga ana tjetër kryetarët e Bashkive të djathta kanë thënë se nuk do të lirojnë zyrën me 12 gusht, pasi nuk i njohin zgjedhjet./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690