Kryesore Politikë Te gjitha

Partia Demokratike rikthehet në identitet, i jep fund Republikës së Re


Partia Demokratike i ka dhënë fund Republikës së Re që shpalli para një viti, gjatë kohës që qendronte në çadër. Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka ndryshuar sërish…

Partia Demokratike i ka dhënë fund Republikës së Re që shpalli para një viti, gjatë kohës që qendronte në çadër. Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka ndryshuar sërish. Pas akuzave publike nga ish-drejtues të lartë të PD për fshehje të simboleve dhe logos së PD dhe zëvendësimin e tyre me “Republikën e Re”, gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit 2017, selia blu ka rikthyer logon zyrtare në faqen e saj.

Prej ditës së sotme, faqja zyrtare e demokratëve në internet nuk është më “demokratët.al” por “PD.al”. Gjithashtu në faqen e re është i pasqyruar edhe statuti dhe organizimi, anëtarët e kryesisë dhe grupi i ri parlamentar.

Një vend të veçantë PD i ka dhënë edhe mesazhit që kreu i PD, Lulzim Basha dha disa muaj më parë për unifikimin dhe bashkimin e demokratëve pas zgjedhjeve të 25 qershorit. /tiranapost.al