• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Parlamenti holandez voton kundër Shqipërisë në BE!


    Parlamenti i Holandës vendosi sot që të mos pranojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pavarësisht thirrjes së KE-së muajin e kaluar.

    Fillimisht vendimi u mor nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës, që më pas i kërkuan ligjvënësve që të mos i jepnin dritë jeshile vendit tonë, duke mos rëndë kështu dakord me rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian.

    Arsyeja e përmendur në vendim është se sipas Holandës, vendi ynë nuk ka arritur rezultate të prekshme për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

    Kujtojmë se Holanda është i vetmi vend që ka kukuar nga KE-ja rikthimin e vizave për shqiptarët me arsyen se, këta shtetas janë më së shumti të përfshirë në botën e krimit në vendin e tyre.

    Nga ana tjetër, në vendimin e dhënë për Maqedoninë e Veriut ka një përgjigje pozitive.

    Vendimi i marrë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës:

    Propozuar më 11 qershor 2019,

    pas dëgjimit të diskutimit,

    duke vënë në dukje se, sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

    vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura;

    i bën thirrje qeverisë holandeze të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE;

    Dhe vazhdon me rendin e ditës.

    Anne Mulder Drost/ Tiranapost.al