Aktualitet

Parlamenti Europian voton rezolutën për Kosovën

Thirrjeve që pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur të formohet Qeveria e re iu është bashkuar edhe Parlamenti Europian. E ka bërë këtë në një debat, në prag të votimit të Rezolutës për Kosovën, e cila u votua të mërkurën, në seancë plenare të Parlamentit Europian në Strasbourg.

Sipas asaj që shkruan gazeta kosovare Koha Ditore, Parlamenti Europian edhe një herë u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë që ta rrisin besueshmërinë e Bashkimi Europian. Rezoluta është miratuar në seancë plenare me 474 vota në favor, 134 kundër dhe 64 abstenime./Tiranapost.al