Aktualitet

Parlamenti Europian vendos regjimin e vizave me Shtetet e Bashkuara

Parlamenti Europian ka votuar për vendosjen e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim erdhi pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan të hiqnin vizat për pesë shtete antare të Bashkimit Europian: Bullgari, Kroaci, Qipro, Poloni dhe Rumani. Këtë herë Bashkimi Europian ka vendosur të zbatojë parimin e reciprocitetit.

The Indipendent raporton shtetasit amerikanë do të udhëtojnë normalisht në vendet e Bashkimit Europian, por do të duhet të pajisen me dokumenta shtesë për 12 muajt në vazhdim.

Komisioni Europian zbuloi se prej tre vitesh Shtetet e Bashkuara nuk po zbatonin detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve të përbashkëta, por deri më tani nuk kishte marrë asnjë masë.

Megjithëse nuk kanë hequr regjimin e vizave për Kosovën, Këshilli Europës ka vendosur liberalizimin e vizave me Gjeorgjinë. Shtetasit gjeorgjanë do të mund tani të lëvizin pa viza në gjithë shtetet e Bashkimit Europian për një periudhë 90-ditore pa ndërprerje ose 180 ditë gjatë gjithë vitit.