• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Parlamentari gjerman: Në Shqipëri është bërë progres, vendi drejt BE-së


    Patrick Ernest Hermann Sensburg, kryetari i komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai tha se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.

    “Përpjekja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit ka qenë e moderuar. Është bërë progres në ndjekjen e korrupsionit në nivelet e larta. Në fushën e krimit të organizuar përmirësim i moderuar, masat e marra kundër kultivimit të kanabisit kanë qenë të moderuara. Shqipëria po bën progres në nivelin ekonomik, ka rritje ekonomike dhe po shkon drejt ekonomisë së tregut dhe duhet të jemi mirë ekonomikisht që të bëhemi pjesë e BE. Jemi në mes të procesit për anëtarësimin për në BE nuk jemi në fund të rrugës, por jemi në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi e përmbushur” tha ai.

    Përsa i përket procesit të integrimit dhe hapja e negociatave që Shqipëria pret në Tetor, deputeti gjerman shtoi se vendi ynë nuk i ka përmbushur 100% të gjitha kushtet, por asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumente.

    Duhet të jemi së bashku në BE për të forcuar të gjitha vlerat e nevojshme si nga ana sociale, arsim e te gjitha. Shqipëria nuk ka përmbushur 100% të gjitha kushtet, por asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumentet. Por drejtimi është 100% i rregullt. Kolegët e mi janë të bindur se Shqipëria është partner perfekt për ne, jeni në rrugën e duhur shteti i së drejtës është esenca e gjithckaje” përfundoi ai fjalën e tij në leksionin e hapur në Tiranë me kandidatët për magjistratë në shkollën e magjistraturës./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]