Aktualitet

Parku Olimpik drejt përfundimit. Ja kur do të jetë gati

Parku Olimpik i Tiranës pritet t’i hapë dyert në fund të muajit maj. Ish-kompleksi sportiv “Dinamo” është shndërruar në një hapësirë moderne sportive, e cila bën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën, si dhe lojërat me dorë.

Bashkia e Tiranës bën me dije se punimet për ngritjen e strukturës kanë përfunduar, ndërkohë që duhen edhe pak ditë që qendra moderne olimpike të hapë dyert për sportistët më elitarë të vendit.

Sot kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka inpektuar punimet e fundit atje dhe tha se jeta sportive në qytet ka nevojë të zhvillohet.

“Më në fund, pas 60 vitesh, do të kemi një pallat të ri sporti. Kjo do të mundësojë që edhe në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të fillojmë një projekt të ri, që Tirana të ketë të paktën dy pole sportive”, tha Veliaj./ Copyright Tiranapost.al