• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Parkim i gabuar, policia gjobit 1350 shoferë brenda 72 orëve


    Krahas patrullimeve me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve, rrugorët e kryeqytetit, tre ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm prezencën dhe fokusin e patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.

    Në sajë të këtyre patrullimeve, vetëm 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1 350 mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar, kryesisht në trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbësorësh, në rresht të dytë, etj. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690