• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha YouPost

    Paris-Soir (1928): Kur Washingtoni njihte zyrtarisht mbretërinë shqiptare


    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2018

    Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të hënën e 17 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim një lidhje me njohjen e mbretërisë shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

    Tiranë, 15 shtator. – Buletini i Shtypit të Shqipërisë publikon informacionin e mëposhtëm :

    “Shkëlqesia e tij Z. Charles Hart, Ministër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi zyrtarisht qeverinë shqiptare se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë parasysh ndryshimin e formës së Shtetit shqiptar, në monarki kushtetuese, si dhe njohjen e Madhërisë së Tij Zogut, mbret të shqiptarëve, dhe se ai synon të hyjë në marrëdhënie diplomatike me Qeverinë Mbretërore Shqiptare.”/ https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1928-kur-washington-i-njihte-zyrtarisht-mbreterine-shqiptare/ Tiranapost.al. 

    Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690