Kosova

Më parë ikën qeveria se largohet baza amerikane/ Veseli kërcënon Haradinajn

Më parë ikën qeveria se largohet baza amerikane/ Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se çdo qeveri që rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara dhe bazën kryesore të ushtrisë amerikane në Kosovë, mund të bjerë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me disa deklarata se zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar mbylljen e kampit ushtarak amerikan “Bondstill”, Veseli tha se “gjitha qeveritë mund të bien por jo edhe të largohet amerikanët nga Kosova”.

“Të gjitha qeveritë mund të ikin e Bondsteel-i jo. Asnjë qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA. Ju e keni vënë re që unë jam tërhequr nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bën kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, tha Veseli.

Por nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj është i vendosur për të mos hequr taksën , nëse Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

“Taksa nuk duhet të shërbejë si kushtëzim dhe se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë brenda kufijve ekzistues është zgjidhja e të gjitha problemeve”./Tiranapost/A.C