Aktualitet

'Parasite', filmi që tregoi se Amerika dhe anglishtja nuk janë gjithçka

'Parasite', filmi që tregoi se Amerika dhe anglishtja nuk

Gazetari italian Roberto Saviano ka bërë një analizë të gjatë të fitores së “Parasite”, filmit Korean si më i miri në Oscar dhe përmbledhjen e shkrimit të tij e ka shpërndarë në Instagram.

"Oscar për filmin Korean “Parasite” ndryshon gjithçka. Nuk është një ekzagjerim, por pasqyrim i provincializmit më të paarritshëm në botë, atë të amerikanëve. Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që filmi më i mirë në Oscar të shpallej një prodhim që nuk flet anglisht. Se është e qartë nëse kërkon që arti, filozofia, poezia, letërsia, kinemaja, teatri të flasin një gjuhë të vetme, sado e bukur dhe komplekse të jetë, humbet aftësia për të kuptuar, dashuruar dhe respektuar atë që është e ndryshme dhe larg kulturës së një personi.

Në shkrimin tim përmend edhe vështirësitë që kinemaja joanglishtfolëse has në SHBA dhe pse për shembull Elena Ferrante pa fytyrë, pa trup, por mbi të gjitha pa zë dhe identitet u pranua.

“Parasite” është një tërmet, që do të thotë sa i thjeshtë aq edhe revolucionar. Amerika e Oscar-it e ka kuptuar që bota nuk mund të flasë e gjitha anglisht, nuk mund të tregojë vetëm për Neë York-un dhe mbi të gjitha do vazhdojë të ekzistojë", shkruan Saviano.

https://www.instagram.com/p/B8eAUugIgEG/?igshid=x5ry1siosygc

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije