Aktualitet

Parashutizëm dhe Jetski në liqen. Shihni ç'bëhet në Farkë

"Mirmëngjes nga Liqeni i Farkës", shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale. Ai ka publikuar disa foto nga liqeni i Farkës në kryeqytet. Por nuk duket aspak qetësi atje. Aktivitete të ndryshme kanë 'pushtuar' edhe këtë zonë. Nga hedhja me parashutë e deri tek Jetski në liqen, paska plot gjëra që mund të bëjmë tek liqeni i Farkës.

Madje pa frikë mund të themi që Tiranës ju shtua një qendër e re ku mund të ushtrohen sporte ekstreme nga të rriturit. Të premten në farkë u organizua një festë e ngjashme me atë të Pezës, "Farka n'Festë". Atë ditë kishte një program tepër të pasur aktivitetesh për të gjitha grupmoshat. Shfletoni galerinë për të parë ç'bëhet atje./ Copyright Tiranapost.al

farkaaa