Aktualitet

Parashikimi i motit, temperatura të larta dhe shira lokalë

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme por më të theksuara vranësirat do të jenë në veri-qendër të territorit.

Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë më tepër të pranishme duke rrezikuar shira afat-shkurtër. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore Lindore. Parashikohet që nata të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit ndërsa  mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.