Moti

Parashikimi i motit: Sot fillon i nxehti afrikan, ja sa do shkojnë temperaturat

Parashikimi i motit: Sot fillon i nxehti afrikan, ja sa do shkojnë

Moti – E diel, 21 Korrik 2019

----------------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë MBIZOTERON në të gjithë shqipërinë deri në orët e pasdites kur në verilindje dhe juglindje shfaqen vranësira kalimtare POR pa shi. Edhe nata VIJON në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C deri në 37°C maksimumi.  Dita më e nxehtë për Shqipërinë do të jetë e mërkura, ku termometri parashikohet të shënojë 39 gradë.

Era do fryjë e lehte me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/nga-e-diela-i-nxehti-afrikan-perfshin-shqiperine/