• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Moti My Albania Të gjitha

    Parashikimi i motit. Do ngrijmë deri në fund të janarit


    Edhe pse gjatë ditës së sotme do të ketë rritje të temperaturave me 3 gradë, i ftohti siberian do të rikthehet në fundjavë e do të vijojë deri në fund të janarit.

    Lajm i keq sërish. U përfol se do të ketë rritje të temperaturave, por sinoptikanët thonë ndryshe. Janari do të vazhdojë të ketë temperatura të ulta dhe reshje dëbore pothuajse në të gjithë vendin.

    Dita e sotme në fakt ka një rritje temperaturash me 3 gradë celcius, por në fundjavë ato do të ulen sërish duke shkuar në zonat malore deri në -16 gradë celcius.

    Meteorologia Lajda Porja në Opinion tha se ky mot i keq dhe me temperatura të ulta do të vijojë gjatë gjithë muajit janar, dhe madje edhe 2017 dhe 2018 parashikohet të jenë vite të ftohta.

    Kujdes! Merrni masat e duhura. I ftohti siberian nuk ka ikur akoma.